Nëse keni një tufë me qime në sqetulla, është koha ta ndryshoni këtë.

Në bazë të anketimeve dhe pyetësorëve të ndryshëm, shumica dërrmuese e femrave kanë deklaruar se u duken të “gërditshme” qimet e sqetullave te meshkujt.

Në fakt, shkenca nuk është e sigurt se përse meshkujt kanë qime në sqetulla.

Daniel Lieberman, profesor i biologjisë së evolucionit njerëzor në Harvard, thotë se është e mundshme që dikur qimet e sqetullave janë përdorur për të joshur një partner.

Sqetullat kanë plot gjëndra apokrine, të cilat prodhojnë djersë. Kjo djersë përbëhet nga asteroide, lipide, proteina, dhe kimikale tjera.

Prandaj, p.sh., paraardhësve tanë ndoshta u janë nevojitur qimet e sqetullave për të shkaktuar djersë dhe për ta joshur një partner, por tani kjo më nuk vlen!

Kësisoj, duke e marrë parasysh se femrave nuk u duket joshëse kjo, është mirë që xhentëlmenët të kujdesen më shumë për higjienën e sqetullave.