Këshilli për përcaktimin e fakteve ka dorëzuar propozim deri te Këshilli gjyqësor në të cilin kërkon të shkarkohen pesë anëtarë të Këshillit penal të Gjykatës Supreme ku njeriu i parë është Jovo Vangelovski, i cili ka vendosur për paraburgimin e biznesmenit Sead Koçan, i akuzuar në rastin “Trust” të PSP-së.

Këshilli për përcaktimin e fakteve kërkon shkarkim për shkak të veprimit joprofesional dhe të pamatur edhe të gjykatësve nga Gjykata e Apelit Shkup dhe të Gjykatës Supreme të RM-së, të cilët kanë vendosur edhe për paraburgimet e dy të akuzuarve Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski, të cilët janë në paraburgim ekstradues, të akuzuar në rastin “Fortesa – Target”.