Selman Alija, i cili u arrestua nga Policia e Tiranës për vrasjen e babait të tij Fejzi Alija, ka ndyshuar sërsish versionin përballë hetuesve të zyrës së vrasjeve në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Edhe pse fillimisht kishte pohuar se babai e kishte fejuar pa dëshirë, ai deklaroi më pas se ishte grindur shpesh me të atin, për çështje të ndryshme.

Gjatë ripyetjes u shpreh i penduar për vrasjen. Burime të policisë thanë për TvKlan se Alija ka kërkuar që ta lejonin të shkonte në ceremoninë e varrimit të të atin. Pavarësisht kësaj, Prokuroria nuk e pranoi kërkesën e të arrestuarit.

Një fqinje e familjes Alija, tha se nuk kishte dëgjuar më parë grindje mes tyre.

Pas marrjes së trupit, të familja dhe të afërmit janë nisur në drejtim të vendlindjes së tij në Kukës për të kryer edhe nderimet e fundit.

Selman Alija, pritet të dalë të martën para Gjykatës së Tiranës e cila do t’i vlerësojë edhe masën e sigurisë për akuzën e vrasjes për shkak të rrethanave familjare.