Pas vonesës disa muajshe, vazhduan punimet për ndërtimin e autostradës Ohër – Kërçovë. Punëtorët shpresojnë se në pranverë kjo autostradë do të asfaltohet. Fillimisht, rruga u desh të jetë gati deri në janar 2018.

Rruga që është në ndërtim e sipër nuk më duket si autostradë, sinqerisht më shumë është si vazhdimësi e të njëjtës rrugë. Sepse ka shumë kthesa.Vetëm në Kërçovë dhe para Ohrit ka disa viadukte. Më shumë më duket si zgjerim i rrugës ekzistuese, se sa një autostradë- thotë Lindi Vlashi, punëtor në autostradë.

Në gjendje të keqe është edhe rruga ekzistuese. Ajo është e dëmtuar në shumë vende me vrima. Qytetarët besojnë se nuk është mjaft i sigurt për vozitje.

Nëse duhet të bëjë diçka qeveria aktuale, kjo është ndërtimi i rrugës nga Ohri deri në fshatin Vërbjan. Kjo është numër një. Për pjesën tjetër mundet edhe më vonë. Ka kaluar shumë kohë dhe është vonuar shumë”

Nuk mundet assesi të kalohet në rrugën kryesore.Duhet të ndërtohet një mbikalim, apo diçka tjetër, që të kalojë si njeri- thonë qytetarët.

Gjithnjë e më shumë qytetarë marrin aktgjykime pozitive nga Gjykata e Apelit në Manastir, për kërkesat e tyre në padi, për pagesën e shumave më të larta për shpronësimin e tokës të cilëve iu mor toka për ndërtimin e rrugës.

Për tokë më atraktive mes fshatit Podmolje dhe në hyrje të Ohrit, ofrohej 20 euro për metër katror, dhe tani është 47 euro.Janë rrefuzuar ankesat e Prokurorisë publike dhe ashtu si vijnë aktgjykimet, paratë transferohen në llogari- deklaroi Vllado Çingovski, avokat dhe pronar pronash.

Nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve për Alsat M thonë janë duke punuar në vende ku rruga e lejon atë. Ata shtojnë se ende negociojnë me kontraktorin në lidhje me vazhdimin e afatit dhe mjetet financiare, që duhet të paguhen në mënyrë shtesë nga shteti për ndërtim. Afati i fundit për negociata është janari 2018.Në pyetjen se cili do të jetë afati i fundit për ndërtimin, nga Ministria u përgjigjën se tani për tani nuk ka afate të caktuara dhe se ato duhet ti japë kompania kineze Sinohydro dhe atë ta miratojë mbikëqyrësi./Alsat-m