Rreth 200 gazetarë italianë përfitojnë mbrojtje policore, për shkak të kërcënimeve, njoftoi sot Ministria e Brendshme italiane.

“Sot numërohen 19 masa të rëndësishme për mbrojtjen e gazetarëve”, bëri të ditur në një deklaratë zyrtare të shërbimit të medias, që saktësoi se bëhet fjalë për 19 gazetarë që shoqërohen rregullisht nga një eskortë e policisë.

Gjithashtu u miratuan 167 masa vigjilence, ç’ka nënkupton se 167 gazetarë të tjerë përfitojnë masa mbrojtjeje më të lehta, si patrullime të rregullta në lagjet ku ata banojnë.