Është gjetur e vdekur këngëtarja britanike, në dhomën e hotelit në Katar.

32 vjeçarja, Daniella Obeng  ishte zhvendosur në atë vend për të kërkuar punë.

Këngëtarja ishte nënë e një fëmije, ndërsa thuhet që prej vitesh vuante nga epilepsia dhe tumori në tru, që dyshohen të jenë edhe shkaktarët e vdekjes së saj.

Ajo u gjet e vdekur në dhomën e hotelit ku po qëndronte, më pak se një javë pasi arriti në Katar.

I dashuri i saj, i shkatërruar nga mërzia tha se Daniella kishte fituar punë në Katar dhe se gjendja e saj shëndetësore kishte qenë më e mirë kohën e fundit.