Chaud Patate” çeli me shumë sukses sezonin e tij të parë në Energy Radio, duke ju thënë “mirëmëngjes” në një mënyrë shumë të veçantë dhe me shumë energji pozitive.

Flori, Rudina dhe Suada do t’ju zgjojnë çdo mëngjes në orën 8:00 dhe do t’ju lenë të lirë në rutinën tuaj të përditshme në orën 11:00. Puntata e parë rezultoi mjaft e suksesshme duke thyer rekord dëgjueshmërie dhe pjesëmarrje të gjerë të publikut me temat e përzgjedhura.

Një prurje e veçantë në këtë emision janë dhe lidhjet direkte në telefon ose video me disa personazhe të famshëm. Një ndër personazhet e ditës së sotme ishte këngëtari Jon Tarifa, i cili tani po shijon 100 ditë pushime në disa vende të Azisë me bashkëshorten e tij. Në momentin që fliste Joni tregoi se ishte në Vietnam, ndërsa nesër nisej për Indonezi ku kishte dhe të afërmit e bashkëshortes.

“Kemi vajtur në fillim në Tajlandë, pastaj në Kamboxhia dhe tani jemi në Vietnam, nesër nisemi për Indonezi. Gjëja më interesante them se ka qenë Kamboxhia ku kam parë shumë tempuj mjaft të bukur dhe të çuditshëm. Tani jemi në ditën e 33-të ose 34-t besoj, pra kemi dhe 66 ditë akoma. Plani është që nesër të nisemi në Indonezi ku do rrimë më pak se dy muaj, rreth një muaj e gjysmë. Sepse nusja është gjysmë indoneziane dhe gjysmë holandeze, kështu që për Krishtlindje do të shkojmë te njerëzit e saj e më pas do vazhdojmë të bredhim nëpër Bali e ishuj të ndryshëm. Për sa i përket shpenzimeve jemi gjysmë për gjysmë, s’kemi harxhuar shumë, por as pak. Një javë i biem me top dhe javën tjetër e marrim lehtë.”,- tha Joni për “Chaud Patate”.

Dhe në fakt nuk mund të na mungonte kurioziteti se si po shkon marrëdhënia e këngëtarit me bashkëshorten ndërkohë që janë me pushime. A i janë mërzitur njëri-tjetrit duke ndenjur 24 orë në 24 bashkë?“T’ju them të drejtën asnjë çikë. Më shumë mërzitemi në Hollandë ku jetojmë, sesa këtu. Para një jave kishim 10 vjet bashkë, kjo është dhe arsyeja pse ne kemi ardhur këtej që të kalojmë disa kohë bashkë dhe jemi kënaqur.”,- u shpreh Joni.

Për planet për të sjellë në jetë një fëmijë Joni tha se do të vijë patjetër pak më vonë pasi nuk e kanë menduar për momentin. Ndërsa i pyetur për shpenzimet e dasmës, meqenëse ishte dhe tema e ditës në “Chaud Patate”, Joni tha se kishte bërë dy dasma dhe më shtrenjtë i kishte shkuar ajo që kishte organizuar në Holandë.

“Bëmë dasmën njëherë në Holandë dhe një herë në Shqipëri. Në Shqipëri shpenzuam shumë, por nuk e ndierë shumë, ndërsa në Holandë kemi shpenzuar vërtet më shumë se këtej është edhe me shtrenjt”,- tha Jon Tarifa.

Joni po punon gjithashtu dhe në një projekt shumë të rëndësishëm: Po unë tani kam hapur një “Remix Contest” për këngën e fundit që kam lançuar dhe janë disa producentë nga jashtë që janë interesuar për të bërë remix këngët. Ai që fiton këtë Remix Challnege, do t’i publikohet kënga në platformën e Jon Tarifës dhe do jenë të firmosura nga unë.

Dhe sigurisht që për një fillim të mbarë të “Chaud Patate”, Joni përgatiti disa vargje freestyle dedikuar emisionit, të cilat mund ti dëgjoni në videon e mëposhtme…

ImageImage