Tiziano Ferro shpallet i pafajshëm nga Gjykata e Latinës, mungesë provash.

Ai u akuzua për evazion fiskal, që kishte të bënte me transferimin e rreth 3 milion euro në rezidencën në tij në Britaninë e madhe, për ti shpëtuar taksave italiane.

Sipas avokates së Tizianos, Giulia Bongiorno, transferimi i parave është bërë në trasparencë të plotë.

Akuzat për evazion fiksal të Tiziano Ferros ka qenë qendra e polemikave me reperin italian, Fedez, ku ai i ka dedikuar një këngë me titullin “Comunisti col rolex”.

Ferro nuk ka preferuar të replikojë dhe në një intervistë ai është shprehur që çdo njeri bën punën e tij, puna e tij është të këndojë.

Vendimi i Gjykatës është një përgjigje për reperin në lidhje me akuzat që ai ngre Ferron.