Këtë vit për herë të 56-të do të mbahet festivali i këngës në Radio Televizionin shqiptar.

Ky festival i cili është më madh që ka muzika e bukur shqipe do të mbahet me 21,22 dhe 23 dhjetor në pallatin e e Kongreseve në Tiranë, shkruan Gazeta Blic.Burimet e Gazeta Blic, brenda zyrave të Radio Tiranës tregojnë se pritet që këngëtari i famshëm italian Ricardo Cocciante të jetë i ftuari i natës së parë të Festivalit të Këngës në Radiotelevizionin Shqiptar.

Organizatoret presin që Cocciante të shoqërohet nga këngëtarja Elhaida Dani për të kënduar pjesë nga opera moderne “Notredamme de Paris” me të cilën kompozitori ka pasur një triumf në të gjithë botën.

Kujtojmë që shoqëruesja e Ricardos, këngëtarja shqiptare Elhaida Dani ishte fituese edicionit të 54-të me këngën “I’m Alive”.

Fituesi i këtij festivali ashtu siç është bërë edhe traditë do të përfaqësojë Shqipërinë vitin e ardhshëm në festivalin “Eurosong 2018”.

Drejtues i këtij edicioni do të jetë i mirënjohuri Adi Krasta, ndërkohë skenografia është punuar nga Albi Çifligu dhe regjisor si edhe herëve tjera do të jetë Pali Kuke.