Kelmendi: VV-së dhe LDK-së ose po iu pëlqen rritja e pagës së kryeministrit dhe ministrave ose po i frikësohen Ramushit?

Vendimi i turpshëm i Kryeministrit Haradinaj për rritjen e pagës së vet, ministrave dhe zyrtarëve tjerë të lartë, ka nxitur reagime të shumta në vendin tonë, përveç partive opozitare VV-së dhe LDK-së.
Këto parti si duket po e pëlqejnë këtë vendim skandaloz dhe të turpshëm të kryeministrit Haradinaj ose po frikësohen prej tij.
Është edhe më e turpshme heshtja e tyre si opozitë.
Situatën më të rëndë e bën fakti se VV-ja dhe LDK-ja janë opozita më e madhe që ka pasur Kosova pas luftës.
Këto dy subjekte sëbashku kanë 60 deputet, aq sa ka edhe pozita 60 deputet.
Me 60 deputet sa i kanë, sa herë të dëshirojnë seanca munden me thirrë dhe shumë vendime me i marrë.
Heshtni heshtni VV dhe LDK. Aq sa është krim ky vendim i kryeministrit Haradinaj, aq është krim edhe heshtja juaj.
Ju merrni paga dhe meditje të mira, por këtë privilegj nuk e kanë qytetarët që iu kanë votuar.
Gëzim Kelmendi