Komisioni Evropian sot propozoi pako të masave për reformim të eurozonës dhe rritje të rezistencës së saj në krizat e ardhshme, mes të cilave është edhe propozim fondi për shpëtim i eurozonës – Mekanizimi Evropian për Stabilizim (ESN) të transformohet në Fondin Monetar Evropian (FME).

Detyra e FME-së, sipas zëdhënësit të Komisionit, do të jetë të sigurojë kredi për vendet anëtare të cilat janë në probleme financiare, por edhe të zhvillojë instrumente të reja financiare të cilat do të ishin të dobishme për dhënie ndihmë shtesë për anëtaret e prekura me problemin financiar.

Është propozuar edhe formim i funksionit ministër i Ekonomisë dhe Financave, i cili do të fillonte me punë prej nëntorit të vitit 2019.

Ministri njëkohësisht do të jetë edhe nënkryetar i Komisionit Evropian, do të udhëheqë me eurogurpin dhe do ta kontrollojë punën e Fondit Monetar Evropian. Ai do të punojë edhe në promovimin dhe ofrimin ndihmë “për koordinim  dhe implementim të reformave te anëtaret e BE-së”, ndërsa gjithashtu do të jetë përgjegjës edhe për identifikimin e politikave përkatëse fiskale për eurozonën.

Komisioni Evropian propozoi edhe vendosje të instrumentit të ri për stabilizim i cili do t’u ndihmojë vendeve të prekura me krizën, me ndihmë financiare nga BE-ja, ta mbajnë nivelin e njëjtë të investimeve si në kohërat mira

Global