Komisioni Evropian sot kumtoi për zbatim të vazhdueshëm të treguesve për eliminim të regjimit të vizave nga ana e vendeve të Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Republika e Maqedonisë, Mali i Zi dhe Serbia) dhe vendet nga Partneriteti lindor (Moldavia, Gjeorgjia dhe Ukraina).

Raporti tregon se kërkesat plotësohen, por në disa rajone nevojiten veprime në mënyrë të që ruhet përmbushja e përhershme.

Eurokomisari për migrim, punë të brendshme dhe shtetësi, Dimitris Avramopullos deklaroi: “Jemi fuqimisht të vendosur ta ruajmë regjimin pa viza për qytetarët e Ballkanit Perëndimor dhe vendeve nga Partneriteti lindor dhe punojmë bashkërisht me qeveritë e tyre, në mënyrë që të arrihet ky qëllim. Kjo është e lidhur me përgjegjësi për qytetarët dhe për autoritetet.

Edhe pse i njohim përpjekjet të cilat këto vende i bëjnë që të arrihet përparim dhe reformat të vazhdojnë të japin rezultate, është e domosdoshme edhe punë shtesë. Presim të gjitha shtetet të bëjnë më tepër përpjekje për përballje me migrimin ilegal dhe posaçërisht në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”.

Германија азиланти одбиени

Raporti i sotëm është vlerësimi i parë në suaza të mekanizmit të ri për vëzhgim të tetë vendeve, të cilat e përfunduan dialogun për heqje të vizave me BE-në.

Vlerësimi tregon se tetë vendet nga Ballkani Perëndimor dhe Partneriteti lindor treguan përkushtim të fuqishëm për përmbushjen e kushteve të nevojshme dhe bënë përpjekje të dukshme për zbatim të reformave të rëndësishme të caktuara për procesin e eliminimit të regjimit të vizave.

Masat që tetë vendet i ndërmorën, në mënyrë që të përballen me migrimin ilegal, japin rezultate. Këto përpjekje çuan drejt uljes së dukshme të përgjithshme të numrit të kërkesave për azil parashtruar nga shtetasit e vendeve të prekura në vendet e BE-së.

Megjithatë, ende ka sfida me Shqipërinë, vendi me numër më të madh të kërkesave të paarsyetuara për azil nga vendet pa viza. Autoritetet shqiptare i përforcuan masat për përballje me migrimin ilegal dhe për përmirësim të bashkëpunimit me vendet më të prekura në BE.

Këto masa japin rezultate, por përpjekjet duhet të vazhdojnë. Për shkak të dallimeve në numrin e anulimit për hyrje dhe rastet e qëndrimit të paligjshëm, KE-ja u bën thirrje të gjitha shteteve të prekura të ndërmarrin aksion, si përforcimi i kontrollit kufitar dhe organizimi i fushatave informative për regjimin  pa viza.

Србија мигранти

Bashkëpunimi në sferën e riatdhesimit vazhdon pa pengesa me të gjitha vendet me regjim pa viza nga Ballkani Perëndimor dhe Partneriteti lindor, ndërsa përqindja e përgjithshme e kthimit është e lartë.

Për përmirësim të mëtutjeshëm të bashkëpunimit në sferën e kthimit, KE-ja u bën thirrje vendeve nga Ballkani Perëndimor të vazhdojnë zbatim efikas të marrëveshjeve për riatdhesim dhe, nëse nevojitet, të lidhin protokolle për ekzekutim edhe me vende të tjera nga BE-ja.

Qytetarët e Malit të Zi, Serbisë dhe Republikës së Maqedonisë mund të udhëtojnë pa viza në BE prej dhjetorit të vitit 2009. Për qytetarët e Shqipërisë dhe Bosnjë e Hercegovinës kjo mundësi u sigurua nga fundi i vitit 2010. Për Moldavinë regjimi pa viza ra në prill të vitit 2014, për Gjeorgjinë në mars të vitit 2017, ndërsa për Ukrainën në qershor të këtij viti.