Koreja e Veriut dhe Kombet e Bashkuara, pas vizitës së ndihmëssekretarit të përgjithshëm të KB-së, Xhefri Feltman në Phenian, arritën marrëveshje për të komunikuar mbi bazë të rregullt.

Feltman dhe ministri verikorean i Punëve të Jashtme Ri Xhong-ho u pajtuan se situata momentale në Gadishullin korean është problemi më rrezikshëm i sigurisë në botë.

Vizita e Feltman pasoi pas tensioneve të larta midis Koresë së Veriut, Koresë së Jugut, Japonisë dhe SHBA-së, ndërsa siç thuhet në kumtesë, përfaqësuesi i KB-së ka vlerësuar në Phenian se problemi mund të zgjidhet vetëm në rrugë diplomatike.

Feltman ka theksuar edhe se ekziston nevojë urgjente nga parandalimi i konflikteve të gabuara dhe ka kërkuar hapjen e kanalit për shkak të zvogëlimit të rreziqeve prej përleshjeve, por ka kërkuar edhe zbatimin e të gjitha rezolutave të KB-së.

Ai është funksionari i parë i KB-së i cili ka qenë për vizitë në Korenë e Veriut prej vitit 2012.