Partia kryesore opozitare greke, Demokracia e Re, i bëri thirrje Qeverisë që të dalë me propozim unanim për emrin me Maqedoninë, për shkak të, siç tha, dallimeve të parashtruara në radhët e saj për këtë çështje, njoftoi gazeta “Katimerini”.

Konservativët grekë, në qëndrimin e publikuar në Katimerini, kategorikisht e hedhin poshtë idenë të hedhur nga shefi i diplomacisë Nikos Koxijas se zgjidhja me kontestin me Shkupin mund të gjendet në Parlament vetëm me shumicën e deputetëve të të dy partive, që  janë të përfaqësuara në Qeveri.

Pas kësaj ideje ata druajnë nga tentativa e partive politike që t’i fshehin mospajtimet dhe dallimet që janë të paraqitura në radhët e tyre. Pasi që lideri i partnerit më të vogël të koalicionit  dhe ministri aktual i Mbrojtjes, Panois Kamenos, njoftoi se nuk do të përkrahë zgjidhje të kontestit me Shkupin për emrin në të cilin do të figurojë fjala Maqedoni.

Edhe Siriza gjithashtu në radhët e saj  ka deputetë që nuk janë në disponim, madje edhe janë kundër pranimit të emrit me përcaktim gjeografik.

Edhe partia opozitare Potami, gjithashtu i bën thirrje Qeverisë që ta ashpërsojë pozicionin e saj lidhur me kontestin për emrin