Sot janë bërë katër muaj nga vdekja e ish-kryeministrit Bajram Rexhepi.

E pikërisht sot ka qenë vajza e tij Vanesa, e cila e ka kujtuar me fjalë mjaft prekëse ditën kur u nda nga jeta babai i saj.

“Dite e zymt sot bab me re, pa asnje rreze dielli..ftoft sikur shpirti im pa ty.#4”, ka shkruar Vanesa.

Kujtojmë që Bajram Rexhepi, i kishte lënë një amanet vajzës së tij gjatë një interviste televizive, duke i premtuar se nuk do të vdesë derisa të martohet.

Ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi, ka ndërruar jetë në moshën 63-vjeçare në një spital në Turqi në muajin gusht të këtij viti.

Jeta e Bajram Rexhepit ishte e lidhur me mjekësinë, për çka ishte përcaktuar qysh herët. Ai studioi për këtë drejtim në Universitetin e Prishtinës e më pas edhe në atë të Zagrebit, dhe u kthye në Mitrovicë që të punojë si kirurg.

Në këtë cilësi, mjeku i luftës shëroi fshehtas plagët e luftëtarëve të UÇK-së në kohën kur pakkush dinte për ekzistencën e kësaj ushtrie.

Përfundimi i luftës e gjen Rexhepin sërish me mantelin e bardhë si doktor në Mitrovicë, aty ku fundi i luftës nuk solli fillimin e paqes.

Ishte shumë i lidhur me zanatin e kirurgut që e shndërroi atë edhe në humanist dhe atë do ta linte vetëm nëse interesi i Kosovës kërkonte angazhimin e tij diku tjetër.
Dhe kështu ndodhi.

Me 13 dhjetor të vitit 2001, Rexhepi u pa si figura me unifikuese për ta udhëhequr një qeveri me bazë të gjerë; e para në Kosovën e lirë.

Politikani me qetësinë qe e ka karakterizuar, ka arritur ta udhëheq një qeveri e cila përballej me mungesë kompetencash dhe me kërkesa të shumta të një shoqërie e sapo dal nga lufta.

Duke e përdorur këtë tiparë, Rexhepi ka treguar edhe guxim prej lideri duke u bër ndër të paktët politikanë të kohës doli në mes të turmës për të ndalur protestat e marsit 2004.
Përballja me turmën protestuese e kishte ndjekur Rexhepin edhe në kohën kur pas lufte udhëhiqte Mitrovicën si kryetar i këshillit bashkiak.

Ishte viti 2007, kur Rexhepi rizgjidhet sërish me votën e qytetarëve zgjidhet kryetar i Mitrovicës këtij qyteti që pothuajse ishte ndarë në dy pjesë.

Por Bajram Rexhepi siguronte banorët e qytetit se ndarja nuk do të ndodhë;
Dhe për ta mbështetur një qëndrim të tillë, Bajram Rexhepi në cilësinë e Ministrit të Brendshëm në bashkëpunim me institucionet tjera në vitin 2011, nisën për në Veri njësitë speciale të Policisë së Kosovës në një aksion që do mbahet mend si një organizim shtetëror për ta kthyer sovranitetin në veri.

Kur gjerat nisën të shkojnë në vendin e duhur, Rexhepi filloi të largohet nga jeta politike.
Ishte një arsye e fortë që e detyroi Rexhepin ta bëjë këtë veprim i cili do merret vesh tek pas shërimit, kur ai tregon se  për një kohë kishte pasur probleme serioze më shëndetin.

Njeriu që me vullnetin e dëshmuar arriti ta mposhtë një sëmundje të rëndë, do përballet me vonë me një tjetër sulm; kësaj radhe në tru.

Sapo kishte përfunduar orarin e punës në spitalin e Mitrovicës, kur ai përjeton një goditje cerebrale.

Dërgimi me urgjencë në QKUK dhe intervenimet e specialistëve më me zë në Kosovë nuk tregoi rezultate.

Ish-ministri i Qeverisë së Kosovë u dërgua në Turqi për mjekim, por goditja cerebrale ishte më e fuqishme se çdo përpjekje e mjekëve dhe dëshirës së familjes dhe miqve për ta mbajtur në jetë njeriun i cili në prill kishte mbushur 63 vjet.

Bajram Rexhepi që la pas gruan Shpresën dhe vajzën Vanesën, vdiq të hënën në orën 10:00, duke marr me vete një premtim që ia kishte dhënë vajzës së tij: “vajza ime nuk do të vdes…..”.