Katari do të blejë 24 avionë luftarakë, nga një kompanie evropiane, në një marrëveshje që do të ndihmojë në ruajtjen e mijëra vendeve të punës në Mbretërinë e Bashkuar.

Mbretëria e gjirit sot do të blejë avionët e kompanisë “Eurofighter Typhoons” për 6 miliardë dollarë.

Kompania punëson rreth 5,000 persona për të ndërtuar avionët luftarakë në Britani.

Blerja e 24 avionëve nga Katari, përfshin një paketë mbështetjeje dhe trajnimi. Mësohet se dërgesat  para që do të fillojnë në vitin 2022.

Marrëveshja u njoftua në Doha nga Sekretari britanik i Mbrojtjes dhe homologu i tij i Katarit.