Dje, kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami u takua me Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Maqedoni, Samuel Zhbogar.

Në këtë takim miqësor u diskutua lidhur me zhvillimet e fundit në Maqedoni si dhe për përkrahjen e vazhdueshme të BE-së për Maqedoninë, si dhe për sfidat me të cilat është duke u përballur Maqedonia në rrugën e saj euro – atlantike.

Ambasadori e vlerësoi lartë rolin e Lëvizjes BESA duke e bërë punën si një opozitë konstruktive duke u angazhuar për mirëqenie për të gjithë qytetarët e Maqedonisë.
Palët janë dakordësuar që takime të këtilla miqësore të vazhdojnë edhe në të ardhmen.