Gjithsej 152.964 persona janë punësuar në Maqedoni gjatë periudhës prej 1 janar deri më 31 tetor të këtij viti. Nga ato, 63.461 persona janë punësuar për kohë të pacaktuar, ndërsa 89.503 me kohë të caktuar, tregojnë të dhënat e Agjencisë për punësimë të Republikës së Maqedonisë.

Nga të dhënat e publikuara në web-faqen e Ministrisë për punë dhe politikë sociale, mund të vërehet edhe se nga numri i përgjithshëm i të punësuarve, paraprakisht në evidencën e APRM-së kanë qenë 31.622 persona, ndërsa pjesa e mbetur nuk kanë qenë të regjistruar si persona të papunë.

Në këtë evidencë në moment si të papunë evidentohen 102.100 persona. Pjesa më e madhe e tyre, gjegjësisht 44.259, janë pa arsim ose vetëm me shkollë fillore, me arsim të mesëm të papërfunduar janë 14.359, me arsim të mesëm të kryer janë 29.007, me arsim të lartë 1.659, ndërsa me universitet të kryer janë 11.914 persona.

Në listën e të papunëve ka edhe 868 persona me magjistraturë, si dhe 34 doktorë shkence të papunë.