Një 36–vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Modena për trafik droge.

Siç raportojnë sot mediat lokale, shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, u kap me 106 kg marijuhanë. Droga, e ndarë në paketime të mëdha ishte e fshehur në fugonin me të cilën lëvizte 36-vjeçare. Lënda narkotike, nëse hidhej në treg do të gjeneronte rreth 2 milionë euro.

Kjo sasi droge, sipas raportimeve të mediave italiane, është më e madhja e kapur në Modena në 15 vitet e fugnit.