Policia serbe në Vlladiçin Han ka sekuestruar rreth 80 kilogramë marihuanë, të fshehur në një kamion me targa të Maqedonisë.

Me këtë rast, është arrestuar një shtetas i Maqedonisë 69-vjeçar, kumtoi sot Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë.

Në rezervuar dhe në vende të tjera të zbrazëta të kamionit ka pasur 131 pako marihuanë, me peshë të përgjithshme prej rreth 80 kilogramëve.

Kundër shoferit I.I. do të ngrihet kallëzim penal për shkak të ekzistimit të dyshimit për vepër të kryer penale, “prodhim i paautorizuar dhe vënie në qarkullim të drogave narkotike”.

“Marihuana është zbuluar në kuadër të aktiviteteve të rritura për zbulimin e grupeve kriminele që merren me kontrabandim të narkotikëve, si dhe për prerjen e kanaleve ilegale, thuhet në kumtesë.