Në qytetin Montreal të Kanadasë është protestuar kundër vendimit të presidentit të SHBA-ve Donald Trump për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit, raporton Anadolu Agency (AA).

Në protestën e organizuar nën inicimin e Grupit të Solidaritetit për të Drejtat e Njeriut për Palestinezët (SDHPP), mbështetje dhanë edhe grupe, organizata civile, grupe të studentëve, të komuniteteve turke, palestineze, siriane, irakiane, pakistaneze si dhe të komuniteteve të tjera muslimane.

Grupi i protestuesve të cilët pas namazit në xhamitë dhe mesxhidet e qytetit morën pjesë në marshim, brohoritën slogane “Jerusalemi i Lirë”, “Palestina e Pavarur”. Marshimi i cili zgjati rreth dy orë, përfundoi përpara Konsullatës së SHBA-ve.

Policia e Montrealit dhe njësitë tjera të sigurisë morën masa sigurie për protestën, ku u mbajtën flamujt e Palestinës dhe të Turqisë.

Në një deklaratë të përbashkët nga organizatat e shoqërive civile, të cilët e organizuan këtë marshim, u shpreh regimi kundër vendimit të Trumpit për Jerusalemin.

Në deklaratë thuhet se mbrojtja e “qytetit të profetëve” Jerusalemit dhe të statusit historik të tij, i cili vlerësohet si njëri nga objektet e shenjta të të tre religjioneve, është një përgjegjësi e rëndësishme jo vetëm për muslimanët por edhe për gjithë njerëzimin.

“Nëse shikojmë në histori është e njohur për opinionin publik botëror se si nuk është respektuar struktura e veçantë e Jerusalemit dhe sa dhimbje të mëdha janë përjetuar. Vendimi i SHBA-ve për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit është në kundërshtim jo vetëm me vendimet e Kombeve të Bashkuara por edhe me strukturën historike, sociale dhe kulturore të Jerusalemit”, thuhet në deklaratë.

Më tej në deklaratë theksohet se “Kjo hapë është shpërfillje e të drejtës ndërkombëtare dhe të vërtetave historike e sociale. Vendimi i SHBA-ve për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit është i pavlefshëm si në aspektin e ndërgjegjes ashtu edhe në aspektin e së drejtës. Ne si kanadezë të cilët jetojmë në Montreal i bëjmë thirrje gjithë botës që të mbrohet siguria dhe paqja e brezave të ardshëm, duke qëndruar kundër të gjitha hapave të kundërligjshme”.