Lideri i BDI-së ALi AHmeti sonte në ClickPlus u bë shumë nervoz pasi sipas tij disa lider i kanë përçarë shqiptarët.

Ahmeti foli edhe për Kongresin e BDI-së që do të mbahet në qershor.

Ai mes tjerash është pyetur edhe se kush mund të jetë trashëgimtari në BDI, kur t’i vjen koha të diskutohet një gjë e tillë.

“Ka kuadro, ka vlera, ka emra dhe mbiemra të merituar, kur t’i vjen koha do të diskutohen. Nuk është mirë të folet prej tash. Në qershor BDI ka Kongresin, ka punë tani, takimet e Kuvendeve, këshillave nëpër degë, do ketë freskime, reformat kanë nisur…”, ka thënë Ahmeti në TV21.

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti gjithshtu  u shpreh se me Selën nuk debaton pasi ai nuk është serioz dhe nuk ulet për tu grindur. Ahmeti tha se debatin e fundit me liderët e ka bë me Arbër Xhaferin si burrat.

Jo be se nuk bëhem gjel deti. grindavec unë të grindem me Selën dhe Kasamin. Po mu smë ka hije me u ulë. Ajo nuk ndodh kurrë. Unë për herë të parë dhe të fundit jam ulur me Arben Xhaferin kemi debatuar si burrat dhe i kam dhënë fund debateve me liderët që kanë dal pas Arbër Xhaferit” u shpreh Ahmeti.