Gordan Kallajxhiev, profesor në Fakultetin juridik në Skup, ka dhënë dorëheqje nga Këshilli për reforma në gjyqësi.

Sipas AIM-së, Kallajxhiev ka deklaruar se këshilli i është dukur si një dekor i Ministrisë së Drejtësisë dhe Qeverisë, por jo sinjë Këshill për reforma.

Ai ka theksuar se në procesin reformues nuk ka gjithëpërfshirje të vërtetë e as njerëz të cilët janë të prekur nga reformat, parasegjithash gjykatës, prokurorë, e as sektori civil.

Kallajzhiev ka akuzuar se këshilli ka qenë i margjinalizuar dhe është mbledhur rallë herë, respektivisht një apo dyherë në muaj, ndërkaq në rend dite janë vënë pyetje sipas përzgjedhjes së Ministrisë.

Përndryshe, këshilli ka 22 anëtarë, 17 nga të cilët janë ekspertë të jashtëm, kurse pesë prej tyre janë nga Ministria e Drejtësisë. Këshilli është formuar sipjesë e Planit reformues 3-6-9.