Leite Kaka është i gatshëm të rikthehet në një rol të ri te ish skuadra e tij, Milan.

Kaka ka vendosur të pensionohet nga futbolli.

Ish ylli i Kombëtares braziliane është i gatshëm ta mbyll karrierën e tij.

Por, portali brazilian “Uol Esporte” raporton se Kaka është i gatshëm të rikthehet në një rol të ri te ish skuadra e tij, Milan.

Kaka së fundmi ka vizituar ekipin nga San Siro dhe ka shfaqur gatishmërinë të angazhohet në një rol zyrtar.