Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës Kadri Veseli, me dhimbje të thellë për humbjen e aktorit Blerim Peci ngushëllon familjen dhe bashkëpunëtoret e tij.

Ai në rrjetin social Facebook tha se Blerim Peci dhe  komeditë e ti autentike do të na mungojnë të gjithëve, shkruan Zeri.Info.

Na dhuroi shumë buzëqeshje me komedinë e tij autentike. Sot, zemrat tona ndjejnë dhimbje për ndarjen e tij kaq të hershme prej nesh. Blerim Peci do të na mungojë të gjithëve. Ngushëllime familjes, miqve dhe artistëve‘, janë fjalët e Veselit.