Në Gjykatën Penale në Shkup përfundoi marrja në pyetje e deputetëve Johan Tarçullovski, Zhaklina Peshevska, Kërsto Mukovski, Ljupço Dimovski, Ljupço Arnaudov dhe Sasho Vasilevski para gjykatësit të procedurës paraprake për dhunën në Kuvend të 27 prillit të këtij viti.

Në pajtim me Ligjin, pas përfundimit të marrjes në pyetje, gjykatësit e procedurës paraprake janë të detyruar për gjashtë orë të sjellin vendime nëse do t’u caktojnë masë paraburgimi gjashtë deputetëve.

Тарчуловски суд

Marrja në pyetje e deputetëve zgjati disa orë. Ata veç e veç erdhën në gjykatë, ndërkaq deklaratë të shkurtë për mediat para hyrjes dha vetëm deputeti Mukoski, i cili tha se shikuar juridikisht, sipas tij, nuk ka argumente për paraburgim, por, siç theksoi, ia lë gjykatës të vendosë për atë dhe beson në të.

Gjashtë deputetët para gjykatës i pritën edhe disa kolegë të tyre nga grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së për t’iu shprehur mbështetje.

Жаклина Пешпевска суд

Johan Tarçullovski, Zhaklina Peshevska, Kërsto Mukovski, Ljupço Dimovski, Ljupço Arnaudov dhe Sasho Vasillevski janë pjesë e 36 personave të cilët Prokuroria Publike Themelore i ndjek për “cenim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”, lidhur me ngjarjet e 27 prillit të këtij viti në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Të premten, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë ua hoqi imunitetin, ndërkaq njoftimi në Gjykatën Penale nga Parlamenti arriti dje pas çka ajo ai iu parashtrua gjykatësve kompetentë të procedurës paraprake, me çka u krijuan kushtet që të veprohet sipas propozimit të prokurorisë.