Juventusi ka refuzuar ofertën e bërë prej 79 milionë euro dhe Henrikh Mkhitaryanin nga Manchester United, në kërkim të shkëmbim të Paulo Dybalas.

Sipas The Sun, United janë shumë të interesuar që ta blejnë Dybalan, pasi marrëdhëniet me Antoine Griezmannc janë ftohur.

Mësohet se Juventusi i ka vënë çmimin prej 97 milionë eurove sulmuesit argjentinas.

Gazet beson se ‘Djajtë e Kuq’ e kanë ofruar mesfushorin armen, Henrikh Mkhitaryanin, si pjesë të marrëveshjes për ta ulur çmimin.

Kjo pasi armeni nuk po arrin të rritet si lojtar në ndeshjet e mëdha, prej ardhjes para një viti nga Borussia Dortmund.

Për Mkhitaryanin interesohet dhe Interi në Serie A.

Dybala po kalon momente jo të mira me Juventusin, ndërsa ai ka luajtur statues ndaj Genoas në Kupë ku edhe ka shënuar. /Telegrafi/