Juventus dhe Inter do të takohen të shtunën në orën 20:45 në “Allianz Stadium” në kuadër të javës së 16-të të Serie A, me Interin që momentalisht kryeson renditjen me dy pikë më shumë se Juventusi.

Kompania prestigjioze e basteve i ka vënë fitores së Juventusit një kuotë prej 1.64, edhe pse skuadra e Luciano Spallettit është e pamposhtur në 15 javët e para të kampionatit.

Fitorja e Interit vlerësohet me kuotën 5.00, ndërsa barazimi me koeficentin 3.75. Në fillim zikaltrit kuotoheshin me koeficentin 6.00, ndërsa tashmë kompanitë e basteve i japin pak më tepër vlerësim ekipit të Spallettit.