Komisioni Evropian për gjashtë muaj mund të rekomandojë fillim të negociatave për pranimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian nëse vendi vazhdon me progresin në rrugën drejt reformave.

Këtë e deklaroi kryetari i KE-së, Zhan Klod Junker, pas takimit me kryeministrin shqiptar, Edi Rama në Bruksel.

“Komisioni Evropian e regjistroi progresin që Shqipëria e arriti në rrugën drejt reformave. Nëse në gjashtë muajt e ardhshëm progresi përforcohet, ndërsa unë mendoj se kjo do të ndodhë, kam për qëllim t’i rekomandoj Këshillit të BE-së të fillojë negociata” deklaroi Junker.