Aktorja më e dashur e fëmijëve në vitet ‘80-’90, Mimoza llastica, sot nuk është më e tillë, ajo është shndërruar në një zonjë vërtet të hijshme. Aktorja Zhaklina Dhimojani, sot jeton në Bernë të Zvicrës së bashku me bashkëshortin e saj jurist dhe vajzën e saj Alexa.

Ajo tashmë është shkëputur nga bota e kinemasë dhe ka marrë një drejtim komplet tjetër, duke punuar fillimisht si përkthyese në zyrën Federale të Refugjatëve në Itali dhe më pas e angazhuar si organizatore e koncerteve me muzikë klasike në Zvicër.

Eshtë nënë e një vajze të quajtur Alexandra, e cila duket se ka trashëguar mjaft nga bukuria e së ëmës.

Ato kanë krijuar jetën në Bern të Zvicrës, ku vajza Alexandra është bërë e njohur falë pjesëmarrjes në spektaklin e bukurisë “Miss Bern”. Bukuroshja 21-vjeçare madje është krahasuar me aktoren Angelina Jolie, falë tipareve të tyre mjaft të ngjashme.

Ja disa foto: