Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka sqaruar sot firmën e Lulzim Bashës në vitin 2010 në një dokument për dhënien e Kampit të Punëtorëve Sarandë në pronësi të Kelment Balilit.

Reagimi erdhi pasi deputeti Taulant Balla akuzoi Bashën se i ka dhënë Balilajve kampin e punëtorëve.

“Është inventar i pronave të sindikatave. Dokumenti i firmosur nga Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha është raporti për inventarizimin e 115 pronave të sindikatave, kryesisht kampe punëtorësh. Nuk ekziston asnjë dokument tjetër, asnjë vendim qeverie, perveç identifikimit të pronave të sindikatave. Edi Rama nuk na bën dot pis me krimin që e ka vetë në mbrojtje”, tha Tabaku.

Ishte kreu i grupit parlamentar socialist Taluant Balla i cili sot ne Kuvend akuzoi liderin e demokrateve se Basha firmosi dhënien e Kampit të Punëtorëve Sarandë në pronësi të Kelment Balilit.

Faktin se deklarata e Ballës është e rreme e vuri në dukje edhe Kryetari i grupit parlamentar Edmond Spaho.