Arabia Saudite ka dënuar vendimin e SHBA.-së për të njohur Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit, mes kritikave ndërkombëtare nga e gjithë  bota.

Në një deklaratë, mbretëria e Gjirit tha se njoftimi i Presidentit Donald Trump ishte “i pajustifikueshëm dhe i papërgjegjshëm”.

Por kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e konsideroi vendimin e presidentit amerikan si “një ditë historike”.

Veprimi i Presidentit Trump përmbysi dekada të të ra të  politikës amerikane. Fati i Jerusalemit është një nga çështjet më të ashpra midis Izraelit dhe palestinezëve.

Tetë nga 15 vendet që aktualisht janë anëtarë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara kanë bërë thirrje që të  mbahet një takim urgjent mbi vendimin e SHBA.-së.

Global