Turqia të enjten i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të mos “shitet” për “një grusht dollarë” pasi presidenti i SHBA, Donald Trump kërcënoi të shkurtonte ndihmën financiare para një votimi të OKB mbi Jerusalemin. “Unë u bëj thirrje botës: mbi të gjitha, te mos e shesin vullnetin e tyre për pak dollarë dollarë pasi nje vullnet që është shitur kurrë nuk do të kthehet.” Ketë e deklaroi Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan gjate një fjalimi në Ankara.

Këto vërejtje vijnë vetëm pak orë përpara një votë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për një rezolutë që dënon njohjen amerikane të Jerusalemit si kryeqytetin e Izraelit. Të mërkurën, Trump foli për një heqje të mundshme të ndihmës financiare amerikane për vendet që do të votonin në favor të këtij teksti. “Le të votojnë kundër nesh, ne do të kursejmë shumë, nuk na intereson”, tha ai.

Erdogan është një nga kritikët më të zhurmshëm të njoftimit të Presidentit Donald Trump më 6 dhjetor për të njohur Qytetin e Shenjtë si kryeqytetin e Izraelit. Javën e kaluar, në Stamboll, ai thirri një samit të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OIC), në të cilin 57 anëtarët e kësaj organizate pan-islamike shpallën Jerusalemin Lindor “kryeqytetin” e një “shteti palestinez”. dhe u kërkoi vendeve të tjera të bëjnë të njëjtën gjë.

Dëshira ime është që Shtetet e Bashkuara të mos jenë në gjendje të marrin rezultatin që dëshirojnë. Unë pres që bota t’i japë Amerikës një mësim të mirë, shpresoj kështu, “tha Erdogan të enjten.

Teksti i rezolutës i paraqitur në Asamblenë e Përgjithshme të enjten është propozuar nga Jemeni dhe Turqia në emër të Grupeve Arabe dhe OIC.

Izraeli aneksoi pjesën lindore të Jerusalemit, të cilën e mori nën kontroll gjatë luftës së vitit 1967 dhe miratoi një ligj që e bën Qytetin e Shenjtë kryeqytetin e saj “të pandashëm”. Ky aneksim asnjëherë nuk është njohur nga bashkësia ndërkombëtare dhe palestinezët e konsiderojnë Jerusalemin Lindor si kryeqytetin e shtetit të tyre të ardhshëm.

Turqia dhe Izraeli normalizuan marrëdhëniet vitin e kaluar pas një krize serioze diplomatike të shkaktuar nga një sulmi izraelit në një anije të një OJQ-je turke që shkonte në Rripin e Gazës në 2010.
Të dy vendet kanë intensifikuar bashkëpunimin e tyre, veçanërisht në fushën e energjisë, por Erdogan vazhdon të kritikojë rregullisht politikën izraelite. /SYRI.net/