Ministri i Kulturës, Salvador del Solar paraqiti sot dorëheqjen, tre ditë pas faljes së kontestuar të akorduar nga kreu i Shtetit, Pedro Pablo Kuczynski ndaj ish-presidentit peruan, Alberto Fujimori, i dënuar për krime kundër njerëzimit.

“Paraqita dorëheqjen time në postin si ministër i Kulturës”, shkruan ai në llogarinë Twitter, i cili ka qenë gjithnjë kundër një vendimi të tillë kundrejt Fujimori.

Vendimi i presidentit shkaktoi manifestime të peruanëve, që akuzojnë kreun e shtetit se ka negociuar politikisht këtë masë në këmbim të qëndrimit në pushtet me mbështetjen e lëvizjes politike të themeluar nga Fujimori.

I transferuar të shtunën nga burgu drejt një klinike, ish-presidenti i cili vuan nga probleme kardiake, njoftoi mjeku i tij personal.

Familjet e viktimave të represionit nën mandatet e Fujimorit (1990-2000), të partive politike dhe shoqatave të mbrojtjes së të drejtave të njeriut po përgatiten për të demonstruar të enjten kundër vendimit të faljes.