Jennifer Lawrence dhe ish i dashuri i saj, Darren Aronofsky duket se do t’i japin edhe një shansë lidhje së tyre.

Të dy janë fotografuar së bashku në qytetin e New Yorkut derisa burime pranë tyre thonë se ish-çifti kanë vendosur të ecin ngadalë në lidhjen e tyre.

“Nuk janë rilidhur zyrtarisht por po kalojnë shumë kohë bashkë. Ata nuk kanë rreshtuar së komunikuari asnjëherë edhe pasi janë ndarë. Ata kujdesen për njëri –tjetrin dhe do të vazhdojnë të shohin se si po rrjedh situata”.

27 vjeçarja Lawrence dhe 49 vjeçari Aronofsky kanë filluar lidhjen e tyre në vjeshtën e vitit 2016, e që u ndanë në muajin tetor pas një viti së bashku.

Në atë kohë, një burim me çiftin kishte thënë se të dy kanë planifikuar që edhe pas ndarjes të mbesin miq.

Një muaj pas ndarjes, aktorja e njohur kishte folur rreth ndarjes duke thënë se ishin vlerësimet negative për filmin “Mother!”që shkaktuan telashe në lidhjen e tyre (ajo ishte ylli i filmit derisa ai ishte regjisori).

Ajo gjatë intervistës me Adam Sandler kishte thënë se përgjigjet dhe qëndrimi i Darren lidhur me kritikat për filmin u bënë “të pashëndetshme” për ta si çift.