Deputetja Kejdi Mehmetaj, një prej protagonisteve të përplasjeve në Kuvend, tashmë edhe e proceduar penalisht nga Policia deklaron se mazhoranca kishte orkestruar një skenar për të provuar opozitën seancën plenare të së hënës ku u zgjodh prokurorja e përgjithshme e përkohshme.

Në intervistën e mbrëmjes në Ora News, ajo tha zbardhi edhe debatin me Ministrin Bushati.

Mehmetaj: Kjo parti shtet kishte krijuar dje të gjithë skenarin në mendjen e saj sesi të provokonte dhe nxiste opozitën për të krijuar situata të dhunshme brenda parlamentit dhe jashtë saj. Në momentin që kryetari i kuvendit i jep fjalën zotit Berisha, Garda futet dhe e bllokon atë të flasë gjë që nuk ka ndodhur kurrë në Parlament. Garda nuk ka asnjë të drejtë të prekë një deputet, e dyta të pëngojë atë të shprehë fjalën. Jo dhuna, por asgjë nuk i u nxit nga opozita. Më pas kur nje ishim duke kërkuar fjalën, eksponentë të Rilindjes, ndër ta Ministri Bushati që është e turpshme që ai na përfaqëson në arenën ndërkombëtare, na është drejtuar, mua të parës dhe më pas kolegeve të mia në parlament me një fjalor tepër të rëndë.Nuk e dija fare që ishte aty. Një burri nuk i takon ti flasë një gruaje ashtu jashtë në rrugë. Situata u përshkallëzuar me provokime.

E pyetur mbi procedimet e policisë ndaj saj dhe tre kolegëve të tjerë të LSI, ajo u shpreh:

Mehmetaj: Nuk u shqetësuam shumë.Nuk kemi asnjë lloj habie për situatën që ka ndodhur dje, që të mos e prisnim që sot të kishte procedim. Unë nuk e di pse e kanë bërë, as unë dhe kolegët e mi jo vetëm që nuk kemi ushtruar dhuën por jemi dhunuar.

Mehmetaj zbardhi edhe përplasjen verbale me shefin e komisariatit të Rinasit, i cili ndaloi 8 vajza të LRI.

Mehmetaj: Isha dje në komisariatin e Rinasit, takoj shefin e komisariatit që padrejtësisht kishte shoqëruar 8 vajza, disa prej tyre 18 dhe 19 vjeç i kishte shoqëruar me dhunë dhe fjalor fyes në komisariat me urdhër të Ramës. E pyes cili është motivi që ti i mban dhe më tha kam marrë urdhër nga shoqëruesi kryesor i Ramës për ti shoqëruar. Në përfundim pasi i liroi sërish me urdhër.I them çfarë policie jeni ju, të jep urdhër kryeministri i arreston, të jep urdhër Ministri dhe i liron. Tani e kuptove që jemi polici e urdhrave, më tha. I thashë si do ndiheshe ti po ti ndalonin fëmijët e tu. Më tha, fëmijët e mi do ti mësoj të mos protestojnë dhe të mos flasin.

Ndërkohë lidhur me letrën drejtuar Ambasadorëve Lu dhe Vlahutin, Mehmetaj tha se ka pasur edhe një komunikim me Lu.

Mehmetaj: Pata një komunikim të rastësisht me Ambasadorin amerikan i cili më tha ndoshta intepretimi i deklaratës së tij  nuk është ai që kemi përcepruar. I tregova pamjet filmike të situatave të djeshme në parlament, çfarë ka ndodhur me kolegen Kerpaçi, videon e ndalimit të vajzave.Nuk ishte i informuar, më tha se u informua prej letrës time mbi situatat që kishin ndodhur.