Jay-Z e ka përshëndetur (ish)mikun e tij, Kanye West, gjatë një koncerti në vendlindjen e këtij të fundit, në Chicago.

Reperi nu-jorkez mbante koncert këtë javë në Qytetin e Erës, ku tha:

“Përshëndetje për Kanye West. Paqe dhe dashuri”.

Ai më pas vazhdoi t’i përshëndesë edhe reperët tjerë nga ky vend, përfshirë këtu edhe Chance the Rapper.

Miqësia mes dy ikonave të repit ishte prishur kohë më parë, ndonëse dyshja ishin të pandashëm.