Japonia parasheh buxhet rekord për mbrojtje në lartësi prej 5,19 trilionë jenëve (46 miliardë dollarë) për vitin e ardhshëm buxhetor, në mënyrë që ta përforcojë mbrojtjen antiraketore para kërcënimeve nga raketat verikoreane, kumtoi gazeta japoneze “Nikei”.

Ky do të jetë viti i gjashtë me radhë që rriten shçenzimet në mbrojtje. Gazeta thekson se një numër i madh i mjeteve do të dedikohen për mbulim të shpenzimeve të sistemit amerikan për hasje të raketave.

Ministria japoneze e mbrojtjes javën e kaluar kumtoi se parasheh të blejë nga SHBA-ja raketa me rreze të vogël veprimi. Por, vendimi i tillë është kontestues sepse Kushtetuta japoneze ndalon përdorim të fuqisë për zgjidhje të kontesteve ndërkombëtare.

I tërë buxheti për vitin fiskal 2018 do tëp paraqesë 97,7 trilionë jenë (867 miliardë dollarë), me ç’rast rriten shpenzimet edhe për sferën sociale dhe për shëndetësinë.