Ish Ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullosvka është gjendur sot përballë të akuzuarve për rastin Monstra, madje i ka mbajtur atyre hapur derën e gjykatës në kohën që po dilte nga ndërtesa ku po hynin personat e dyshuar për këtë rast, të cilët sipas vendimit të gjykatës supreme duhet rregullisht të paraqiten në gjykatë.

Ndonjë reagim nga Haki Aziri e Agim Ismailoviq nuk ka pasur, por nga pamjet Jankullovska duket e habitur duke komentuar me avokatin e saj, Petar Vasilevski.

Të akuzuarit e rastit Monstra ishin dënuar me burgim të përjetshëm bazuar në akuzat e ngritura nga MPB-ja e cila atë kohë drejtohej nga Gordana Jankullovska e cila grupin e kishte etiketuar si “terroristë islamik”. Por pas reagimeve të shumta dhe dëshmive të reja, Gjykata Supreme ka vendosur anulimin e vendimeve me burgim të përjetshme dhe kthimin e rastit në rigjykim në shkallën e parë.