Mesfushori i Bayern Munichut, James Rodriguez beson se Cristiano Ronaldo e beson edhe këtë sezon Topin e Artë

France Football sonte do të publikojë emrin e futbollistit më të mirë në botë, i cili do ta fitojë Topin e Artë.

Sipas kolumbianit James Rodriguez, këtë çmim e meriton ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, pas sezonit fantastik që kishte.

“Topi i Artë? Ronaldo e meriton. Ai ka pasur një sezon të madh dhe jam i lumtur për të”, tha fillimisht James.

“Ai do ta fitojë Topin e Artë të pestë dhe kjo i thotë të gjitha. Ai është përmirësuar ndër vite, duke u shndërruar në një lojtar fantastik”.

Nëse Ronaldo e fiton sonte Topin e Artë, atëherë ai do të barazohej me Leo Messin, të dy me nga pesë tituj.