Kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi, përmes një komenti në rrjetet sociale shkruan se Gramoz Ruçi duhet të përgjigjet para drejtësisë për 3 vepra penale.

“Ministri i fundit i diktaturës komuniste, tashmë i rilindur si Kryetar Kuvendi në demokraci, Gramoz Ruçi, duhet të përgjigjet para drejtësisë për “shpërdorim detyre”, “pengim të ushtrimit të detyrës” dhe “ushtrim dhune ndaj deputetëve të PD”, shkruan Këlliçi në rrjetin sociale, duke publikuar edhe padinë e depozituar në organin e akuzës ndaj Gramoz Ruçit.