Një video rrëqethëse është duke qarkulluar në internet, ku shihet një nxënëse e cila kidnapohet në mes të ditës në qendër të një qyteti kinez.

Vajza e veshur me pallto të kuqe, nuk ishte në dijeni që atë po e përcillnin nga shkolla në shtëpi disa persona të panjohur, transmeton Telegrafi.

Dhe kur ata e vlerësuan se mund ta rrëmbejnë dolën nga një mini-furgon, pa u menduar dy herë e futin me dhunë edhe pse ajo u mundua të bëj çmos që t’ju shpëtojë.

Ngjarja e tmerrshme raportohet të ketë ndodhur në Taizhoi në provincën kineze Zheijang.

Edhe pse kishte kalimtarë rasti që e panë ngjarjen ata asnjë nuk reaguan për t’i parandaluar këta burra, ndërsa kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin dhe pamjet i janë dorëzuar policisë që i janë vënë pas personave që ishin brenda mini-furgonit.