Samoa dhe disa vende të Kiribatit, janë dy shtetet e Oqeanit Paqësor, të cilat pritën të parat Vitin e Ri 2018-të.

Aucklandi në Zelandën e Re ishtë qyteti i parë i madh në botë që e mirëpriti  2018-ën.  Fishekzjarret shpërthyen nga kulla 328 metra e gjatë, Sky Tower, në qendër të qytetit.

Viti i Ri 2018 pas 1 ore do të mbërrijë edhe në Australi. Mijëra njerëz pritet të shijojnë spektaklin e fishekzjarreve në Sydney.

Shumë qytete në botë kanë ndërmarrë masa të rrepta sigurie në prag të festimeve të ndërrimit të viteve.

Image