Ne të gjithë pothuajse përdorim sfungjerin e dushit për t’u larë. Na pëlqen dhe na duket sikur me të lahemi më mirë dhe na ndihmon në heqjen e qelizave të vdekura nga trupi. Por në fakt a keni menduar ndonjëherë për rrezikun që na shkakton në lëkurë?

Dermatologët thonë se përdorimi i sfungjerit të dushit nuk është aspak i këshillueshëm dhe aspak higjenik.

J. Matthew Knight nga fondacioni Knight Dermatology thotë se pas përdorimit të sfungjerit të dushit, qelizat e vdekura të lëkurës mbeten te sfungjeri, duke hyrë në shtresat e saj të brendshme. Kur sfungjeri lihet mënjanë pas përdorimit, lagështia mbetet e mbyllur brenda saj, duke shkaktuar mikrobe të reja që rriten  dhe kthehen  në myk dhe kërpudha..

E gjitha kjo ndodh brenda pak orësh. Përveç kësaj, nëse përdorni sfungjerin pasi jeni depiluar , mund të sëmureni nga organizmat mikroskopikë që hyjnë në lëkurë, përmes çarjeve që shkakton depilimi.

Nëse preferoni të laheni me këtë sfungjer, pastrojeni mirë pas çdo larje.Ndërrojeni sfungjerin çdo muaj.