Vendimi i presidentit amerikan Donald Trump për të njohur Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit është “shpërblyer” nga shteti hebre.

Një stacion treni pranë Murit Perëndimor në Jerusalem do të mbajë emrin e Donald Trump, njoftoi ministri izraelit i Transportit.

Yisrael Katz tha se ndalesa, e cila do të quhet stacioni “Donald John Trump, Western Wall”, ishte një shperblim për vendimin e Presidentit të SHBA për të njohur Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit.

Katz i tha gazetës Yedioth Ahronoth: “Muri Perëndimor është vendi më i shenjtë për popullin hebre dhe vendosa të quaj stacionin e trenit “Donald Trump” pas vendimit historik dhe heroik për të njohur Jerusalemin si kryeqytetin e Shtetit Izraelit “.

Njoftimi vjen disa ditë pasi  Trump urdhëroi Departamentin e Shtetit filloi procesin e lëvizjes së ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Jerusalem dhe ta njohë këtë të fundit si kryeqytetin e vendit.

Linja e re trenave pritet të lidhë dy qytetet kryesore të vendit në më pak se gjysmë ore në vitin 2018. Kostoja e linjës 56 kilometrash, e cila do t’i shërbejë qytetit të Modiinit dhe aeroportit të Ben Gurionit, vlerësohet të këtë kostonë e 1.69 miliardë eurove.