Shumë shpejt kaluan ditët e lumtura të dashurisë së tyre

Era Istrefi fenomeni ynë artistik, e cila morri famë edhe ndërkombëtare, shumë shpejt i dha fund lidhjes së saj disa vjeçare që e kishte me menaxherin e saj. Ditët po kalojnë e as Era dhe as ishi i saj nuk janë prononcuar për lidhjen e tyre publikisht.

E kjo e bën akoma të pa besueshëm lajmin se ata të dy janë ndarë përfundimisht, shkruan “Kosovarja”. Si do që të jetë, shumë pak na intereson nëse janë bashkë apo të ndarë.

Por ajo që na intereson pas këtij thashetheme, është se Era Istrefi po e bën shumë të besueshëm këtë që u tha për lidhjen e tyre. Duke bërë dedikime e gjeste që len të kuptojmë se ajo po e përjeton pak si keq ndarjen.

Së fundmi Era ka filluar edhe fitnes, e këtë gjë zakonisht njerëzit e bëjnë për të larguar stresin dhe pasojat që i len ndarja. Në këtë video që do e shihni tani, Era shfaqet nga një palestër ku shihet se i ka marr me seriozitet ushtrimet.