Pas largimit të Aleacës për shqiptarët, qeveria e drejtuar nga kryeministri Zoran Zaev mezi po mbahet në këmbë, njofton agjencia e lajmeve INA.

Zyrtarisht, kryeministri Zaev ka në dispozicion vetëm 60 deputetë, gjegjësisht, 49 LSDM-ja, 10 Bashkimi Demokratik për Integrim dhe 1 Vesel Memedi.

Por kush janë deputetët që po i mundësojnë shumicën e thejshtë qeverisë së Maqedonisë?

Bëhet fjalë për Cedomir Zasdovski nga GROM, i cili u largua si i pavarur nga koalicionji me VMRO-në dhe deputeti rom Amdi Bajram.

Burime nga LSDM-ja thonë për agjencinë e INA se qeveria e re do të ketë mbështetjen edhe të dy deputetëve nga Partia Demokratike Shqiptare.