Një aktivitet për Institucionet e Pavarura është organizuar ditën e sotme nga kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi. E pranishme në këtë aktivitet ka qenë edhe Kryeprokurorja e sapo zgjedhur, Arta Marku.
Siç duket edhe në fotot e mëposhtme, ajo është parë e buzëqeshur krah Avokates së Popullit, Erinda Ballaca dhe Guvernatorit Gent Sejko.
Kjo është dalja e parë publike e kryeprokurores pas marrje së detyrës nga paraardhësi Adriatik Llalla.