Në Berovë sot në mëngjes në orën 7:00 janë matur -7 gradë Celsius, ndërsa në Shkup Petrovec, Manastir dhe lazaropole -5 gradë. Në Tetovë janë regjistruar -4 gradë, në Kriva Pallankë, Kumanovë, Pretor, Demir Kapi, Prilep, Strumicë dhe Shtip -3, në Shkup Zajçev Rid dhe në Ohër -2, ndërsa -1 në Vinicë…

Drejtoria për punë hidrometeorologjike (DPHM) paralajmëron se moti sot do të jetë me diell me erë të dobët deri në mesatare nga drejtimi veriperëndimor dhe perëndimor. Temperatura do të arrijë prej 8 deri në 16 gradë, ndërsa në shumë lugina rreth 10 gradë Celsius. Nesër moti do të jetë kryesisht me diell, në mëngjes ftohtë, ndërsa gjatë ditës me erë të dobët deri në mesatare jugperëndimore.

Të shtunën vranësira do të rritet dhe do të fryjë erë jugore. Pasdite në perëndim do të fillojnë reshje të shiut, ndërsa në male borë. Gjatë natës drejt të dielës reshjet do të zgjerohen në pjesën më të madhe të vendit, Reshje më të rrëmbyeshme priten në pjesët perëndimore.

Të dielën në mëngjes ende do të ketë reshje lokale të shiut, ndërsa në rajonet më të larta se 700 metra lartësi mbidetare, reshjet do të kalojnë në borë (në pjesët veriore është e mundur shtresa e borës të jetë edhe më e ulët). Reshjet të dielën nuk do të jenë të rrëmbyeshme, ndërsa pasdite vranësira do të ulet. Nga e hëna pritet rritje e sërishme e vranësirave të përcjell me reshje të kohëpaskohshme të shiut, informon DPHM