Sot në mëngjes në orën tetë temperaturë minus është regjistruar vetëm në Krushevë, ku në 24 orët e fundit ka rënë më shumë shi, 13 litra në një metër katror. Në Mavrovë lartësia e shtresës së borës arrin tre centimetra.

Moti në Maqedoni është me vranësira të ndryshueshme, në pjesët perëndimore të maleve ka reshje lokale të borës, ndërsa në pjesën e skajshme jugperëndimore të vendit ka reshje lokale të shiut të dobët, Frynë erë e dobët nga drejtimi jugor.

Deri në fund të ditës moti do të jetë me vranësira dhe me shi të dobët lokal dhe me borë të lehtë në male dhe në disa vende më të larta kryesisht në pjesët perëndimore. Do të fryjë erë mesatare, kryesisht me drejtim jugor, nga fundi i ditës me drejtim verior.

Temperatura maksimale do të arrijë prej katër deri në 12 gradë.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira kryesisht  me shi të dobët lokal dhe me borë të lehtë në male. Do të fryjë erë mesatare, kryesisht me drejtim jugor, nga fundi i ditës me drejtim verior. Temperatura do të arrijë deri në nëntë gradë.

Gjatë ditëve të uikendit dhe gjatë natës së Viti të Ri pritet mot stabil dhe i thatë, të shtunën me erë  të lehtë deri në mesatare veriperëndimore.

Nga e marta priten rritje të caktuara të vranësirave dhe shirave lokale